User: Llugaxhi

Date posted: Thu, 12 Jun 2014 21:06:48 GMT

Xhamia fshatit Llugaxhi u ndërtua rreth vitit 1920 diku 40 vite pas formimit të fshatit. Kjo xhami që u ndërtua me ndihmën e të gjithë fshatarëve dhe donatorit Sefë Llugaxhiu i cili në atë kohë ishte kryetar i komunës së Babushit ishte e para në rrethinë. Xhamia përveç se shërbente për kryerjen e riteve fetare punoi edhe si shkollë nga viti 1924-1945. (disa nga informacionet janë marrë nga monografia “Llugaxhia – Fshati im” nga Jahja Reçica).

419
23
34