Original upload date: Mon, 16 Apr 2012 00:00:00 GMT
Archive date: Mon, 20 Dec 2021 21:43:26 GMT
Protesta të dhunshme janë organizuar pas dite para Qeverisë, pas thirrjeve në rrjetin social Facebook për të demonstruar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë. Rreth 300 të rinjë kryesishtë të grupit
...
të tifozëve 'Komitët' u mblodhën fillimisht para Qeverisë duke brohoritur kryesisht parulla anti-shqiptare.
'Shqiptarë i vdekur, shqiptarë i mirë'
'Polici shqiptare'
'Dhoma gazi për shqiptarët'
'Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri Maqedoni nuk do të vdes kurrë',
Këto ishin pjesë e parullave që hidhnin protestuesit para Qeverisë. Protestuesit më pas u nisën drejtë Çarshisë së vjetër gjegjësisht sheshit 'Skenderbeu', por u zmbrapsën nga forcat speciale të policsë . Në disa raste policia përdori edhe forcë ndaj demonstruesve, ndërsa njoftohet për të paktën 10 të arrestuar. Situata për momentin paraqitet e qetë ndërsa policia vazhdon të jetë e pranishme në çdo udhëkryq të kryeqytet për të parandaluar eskalimin e situatës. ALSAT-M