Kryengritja e Opozitës së atëhershme (PD-së) me rastin e funeralit të A. Hajdarit më 14 shtator 1998 përfundoi me Grusht Shteti ndaj shtetit që drejtohej nga socialistët me kryeministër Fatos Nanon. K
...
ryengritësit, me në krye udheheqësit e PD-së pushtuan ndërtesën e Kryeministrisë, Televizionin Publik si dhe morën në zotërim Autoblindat e tanket. Marrja e shtetit nga PD-ja nuk zgjati më shumë se 24 orë pasi nën presionin e ndërkombëtarëve Berisha e pa të udhës të zmbrapsej.
-----------------------------------
Duke ndjekur ultimatumin e Berishës për dorëheqjen e Nanos, rreth dy mijë nga ithtarët e tij marshuan drejt selisë së kryeministrisë dhe, duke thirrur "Vdekje Fatos Nanos!", shtinin në ajër me armë dhe qëllonin pareshtur me gurë godinën qeveritare. Turma hyri me forcë në ndërtesë, ku Fatos Nanoja dhe kabineti i tij ishin duke mbajtur një takim me ngut, dhe, pasi shkëmbeu ca të shtëna me rojet, i vuri flakën katit të parë.
Gjithsesi, qeveria tashmë po përpiqej ta fuste në grackë Berishën duke e kërcënuar me forcën e ligjit për përpjekjet e tij për përmbysjen e qeverisë. Një komision parlamentar kishte votuar për t'i hequr ish-presidentit imunitetin politik, kështu që qeverisë t'i hapej rruga ta padiste atë për organizim të kryengritjes së armatosur. Por në situatën aq të paqëndrueshme, vështirë ishte të përfytyroje se si arrestimi i Berishës, do të shërbente për të arritur diçka, me përjashtim që do t'i hidhte më shumë benzinë zjarrit të përkeqësimit të krizës në vend. Nga ana tjetër kishte një trysni të fortë nga ndërkombëtarët për mosarrestimin e Berishës nga meraku se ndjekësit e tij mund të shkaktonin trazira të mëtejshme, të cilat mund edhe të çonin në një destabilizim të krejt rajonit të paqetë të Ballkanit.
Përfundimisht, trysnia e të huajve, sidomos ajo e ushtruar nga trojka e BE-së (Austria, Italia dhe Greqia), e cila e vizitoi Tiranën menjëherë pas përpjekjes për grusht shteti, bëri që Berisha të mos arrestohej. Sidoqoftë, edhe po qe se ai do të ishte arrestuar shanset për kthimin e tij në një figurë martire nuk ishin aq të larta, duke gjykuar nga mbështetja e paktë që ai kishte në shkallë kombëtare. Ashtu si u bë, Berishës iu mundësia ta hidhte prapa krahësh përpjekjen për grushtin e shtetit, por gjatë këtij procesi u arrit që vetë ai ta diskreditonte veten dhe partinë e tij, e cila në të vërtetë kishte degjeneruar në një turmë të çoroditur.