Original upload date: Thu, 07 Nov 2013 00:00:00 GMT
Archive date: Sat, 30 Oct 2021 00:21:38 GMT
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 20 mije makina është stoku i automjeteve të përdorura në Shqipëri, që janë zhdoganuar në dy vitet e fu
...
ndit dhe nuk janë targuar. Ky informalitet i lartë në tregun e makinave ka bërë që të favorizohen vetëm tregtarët informalë, ndërsa pas këtij fenomeni është një industri e tërë koncesionarësh që dëmtohen. Nisur nga ndotja e lartë që shkaktojnë makinat në Shqipëri, nga kushtet e dobëta të sigurisë, si dhe informaliteti i lartë, shoqata e koncesionareve i kërkon qeverisë që të vendose barazi në treg, si dhe të ndikojë në rritjen e sigurisë së jetës. Dhe një masë e tillë arrihet duke mos pranuar më makina euro 3, që do të thotë automjete me vit prodhimi 2001. Shqipëria ka një moshë mesatare makinash 12-vjeçare. Ky standard automjetesh është kthyer në vrasësin kryesor, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes. Por, nga ana tjetër tendenca për të blerë më lirë, në fakt na kushton jetën, pasi makinat vjetra në vendin tonë nuk kanë standarde sigurie.