Komandanti i KFOR-it takon Osmanin/ Detaje Tragjike, ja vendimi
Uploader: NTV Televizion
Original upload date: Thu, 14 Nov 2024 00:00:00 GMT
Archive date: Thu, 14 Nov 2024 10:39:02 GMT
Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Enrico Barduani, të mërkurën ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Sipas një komunikate për media e lëshuar nga KFOR-i gjatë takimit koman
...
danti italian ka nënvizuar “rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të rregullt” në dobi të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në rajon.
“Ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale dhe për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë. Gjeneralmajor Barduani përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për një Kosovë paqësore dhe stabile”, thuhet në komunikatë.
Gjatë takimit, siç potencohet në komunikatë, Barduani, ka potencuar edhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
“Ku përfshihet mbështetja për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
#lajmetefundit #kosova #vucic #kurti #tregimepopullore #marreveshje #sulm #asociacion #shba #be
source; Top Chanel
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on https://www.ntv.al
►Follow us on Instagram: https://www.instagram.com/ntv.al
►Like us on Facebook: https://www.facebook.com/NTV.Television
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
Show more