Original upload date: Tue, 03 Mar 2015 01:00:00 GMT
Archive date: Tue, 07 Dec 2021 15:22:38 GMT
Z. Lulzim Basha: Behgjet Pacolli është një mik i përhershëm i Tiranës. Sot është një ditë e veçantë pse Presidenti i Republikës si simbol i unitetit të popullit e ka nderuar atë me titullin Nder I Kom
...
bit, një vendim që nuk merret lehtë apo përciptazi. Një vendim që përfaqëson vlerësimin mbarëpopullor të shqiptarëve për figurën e Behgjet Pacollit. Ai ka përfaqësuar për shqiptarët e dalë nga shkretëtira totale e kolektivizimit në fillim të viteve të demokracisë, një dritë shprese.. Ai ishte simbol i suksesit, i shqiptarit të suksesshëm, sipërmarrësit të suksesshëm, simbol i gjenisë shqiptare... Rrugëtimi i tij 25 vjeçar është ndjekur me kërshëri nga të gjithë brezat e shqiptarëve. Tashmë ai nuk është më sipërmarrës i suksesshëm, por një figurë shumë dimensionale....qytetar model për angazhimin e tij publik dhe politik. U zgjodh president dhe vendosi të dorëhiqet për shkak të interesit kombëtar...Ai vazhdoi të kontribuonte sikur të ishte president i republikës me të gjitha përgjegjësitë për njohjen e Kosovës, për pranimin e pavarësisë së saj. Sikundër vazhdon të kontribuojë edhe sot për një shoqëri të mundësive, të punësimit. Një njeri pragmatik, i orientuar nga zgjidhjet dhe jo problemet, nga bashkëpunimi dhe jo konflikti. Të tillë e njohim, e njoh dhe unë si kryetar i bashkisë, si kryetar i opozitës dhe pata nderin t’i jap titullin “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”